INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili sulmon ashpër Markun: Fle mbi padinë e Ramës

Vasili sulmon ashpër Markun: Fle mbi padinë e Ramës

Publikuar më: 11:05 27-08-2018

Deputeti i LSI-së ka sulmuar ashpër ditën e sotme kryeprokuroren e përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Vasili deklaron se Marku fle mbi padinë e bërë nga PD dhe LSI ndaj kryeministrit Rama. Sipas deputetit Marku është personi që po pengon të vërtetën në lidhje me audiopërgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt.

Postimi i plotë:

Drejtesi horrash:Arta Marku fle mbi padine ndaj kryeministrit per audiopergjimin.

Ne Shqiperi mbreteron drejtesia e horrave.

Batakçiu, qe drejton qeverine therret e bertet si histerik per te ashtuquajturen, drejtesine e re qe po ngrihet dhe po ngre vete ai.

Po cila drejtesi e re po ngrihet?

Ajo me e poshtra.Ajo me e liga.Ajo me e njeanshmja.Ajo qe mbron kryeministrin dhe burgos njeriun e thjeshte per 30 mije leke korrent te papaguar.

Drejtesia e re apo ndryshe drejtesia e horrave fle mbi dosjen e kryeministrit te paditur si kryemashtrues shteteror per audiopergjimin e vellait te ministrit te brendeshem.

Arta Marku eshte perbetuar me sa duket qe veprat penale te kryeministrit ti marre persiper dhe ti vuaje vete.Aferim...

Per opinionin dhe jo per Arta Markun po ju sjell perseri deklaraten mashtruese te kryeministrit per ekspertizen e audiopergjimit,ja cfare thoshte qe ne 19 maj :

"Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore, të kryer në një nga laboratorët më seriozë të botës. Nuk jemi absolutisht përpara asnjë lloj prove kompromentuese për ministrin e Brendshëm, por përpara një akti mashtrimi të opinionit publik dhe atij ndërkombëtar me një material jo autentik”, tha Rama gjatë mbledhjes së grupit më 19 maj.

Sot e kesaj dite qytetaret e dine qe s'ka nje ekspertize, nderkohe qe kryemashtruesi gjoja e kish bere qe ne 19 maj dhe megjithate nuk i hyn nje gjemb ne kembe dhe prokurorja rri e veshtron.

Drejtesia, qe mbyll syte dhe veshet perpara fajit sa nje mal eshte perfundimisht:

nje Drejtesi Horrash.

Article Logic
Execution time: 0.0039129257202148