INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili sulmon Prokurorinë: 'Armike e qytetareve!'

Vasili sulmon Prokurorinë: 'Armike e qytetareve!'

Publikuar më: 10:55 21-05-2018

Kreu parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka hedhur akuza drejt Prokurorisë e cila nuk po heton ndaj kryeministrit i cili mashtroi për audiopërgjimin që.

“Prokuroria po vetvritet, ajo nuk heton kryeministrin,qe mashtroi per audiopergjimin" shkruan Vasili në postimin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Prokuroria po vetvritet, ajo nuk heton kryeministrin,qe mashtroi per audiopergjimin.
Dite me pare ne mbledhjen e grupit te tij parlamentar Kryeministri tha:
“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi,
Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo pergjigje me mjafton, per tju thene juve se jemi por para nje akti mashtrimi te opinionit publik me nje material jo autentik".
Prokuroria po vetvritet duke mos filluar hetimin per Kryeministrin perpara ketij fakti flagrant.
Kryeministri mashtroi publikisht kete e degjoi i madh e i vogel.
Kjo eshte prokuroria e reformes ne drejtesi?
Kjo eshte faqe e zeze.
Kjo eshte prokurori armike e qytetareve dhe kamikaze e kryeministrit dhe trafikanteve dhe krimineleve.

Article Logic
Execution time: 0.0033271312713623