INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili sulmon Ramën. Kryeministri po vret bizneset [FOTO]

Vasili sulmon Ramën. Kryeministri po vret bizneset [FOTO]

Publikuar më: 15:38 06-10-2017

Pas vendimit të qeverisë për të përfshirë brenda TVSH edhe bizneset e vogla, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim reagon ashpër ndaj shefit të ekzekutivit. Nëpërmjet një statusi në facebook, kreu i grupit kuvendor i LSI Petrit Vasili, ka akuzuar Kryeministrin se me këtë vendim do të vrasë biznesin e vogël.
Petrit Vasili:
“Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë vret biznesin e vogël. Kryeministri shkatërron pa mëshirë mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në. Kryeministri gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël. Shpjegojani shkollëpakut se kjo punë s'ka lidhje as me fatura e as me kupon se u bë gazi i botës me ato që thotë. Siç ua dha Shqipërinë me koncesione 2-3 oligarkëve, tani po ky tipi kryeministër do që t'ia japë edhe gjakun, djersën e bukën e gojës të bizneseve të vogla të mbijetesës, supermarketeve të oligarkisë”.

vasili.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0034408569335938