INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili sulmon Ramën për zjarret: Gjendje e jashtëzakonshme në vend, kryeministri bën pushime

Vasili sulmon Ramën për zjarret: Gjendje e jashtëzakonshme në vend, kryeministri bën pushime

Publikuar më: 09:35 06-08-2017

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama në lidhje me situatën nga zjarret në vend.

Vasili thotë se ndërsa Maqedonia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të shkak të situatës me zjarret, kryeministri bën qejf me pushime.

Sipas Vasilit, Rama do ikë sërish dhe do e lërë Shqipërinë të djegur.

“Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës së rëndë me zjarret. Kryeministri turist bën qejf sa ngopet në pushime. Ndërkohe zjarri shkreton qindra ha pyje të çmuara qindravjeçare në Llogora e gjithandej nëpër Shqipëri.
Gjendjen e jashtëzakonshme nuk e shpall kryeministri turist se nuk i dhemb që vendi digjet, ndërsa maqedonasit e duan vendin e tyre.
E kam thënë që kryeministri turist iku dikur, pastaj erdhi dhe përsëri do iki duke na e lënë: Shqipërinë të djegur të tjerat….do t’i marrë sigurisht me vete dhe për vete…”, shkruan Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441