INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili thirrje qytetarëve: Refuzoni taksën e 'Rrugës së Kombit'!

Vasili thirrje qytetarëve: Refuzoni taksën e 'Rrugës së Kombit'!

Publikuar më: 10:08 03-06-2018

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ditën e sotme ju ka bërë një thirrje qytetarëve për refuzimin e taksës së Rrugës së Kombit.

Nëpërmjet një statusi një rrjetin social facebook Vasili deklaron se Rama duhet t’i japë fund këtij qëndrimi dhe se duhet t’ua kthejë qytetarëve rrugën.

Statusi i plotë

Prapë do vene takse ne rrugën e Kombit keta?REFUZOJENI TAKSEN E RRUGES SE KOMBIT !!!

Kryeministri u vetedeklarua fajtor per revolten shume te drejte, qe ndodhi, kur ai vuri taksen ne Rrugen e Kombit.

Dhjetra kukesiane u arrestuan dhe disa jane akoma ne burg.

Kryeministri peng i interesave dhe perfitimeve te erreta perseri po pergatit taksen,qe do te vere serish ne rrugen e Kombit.

Paguajne shqiptaret cmimin me te larte te karburantit ne gjithe Ballkanin dhe Europen bashke sepse brenda tij jane qindra milion euro per mirembajtjen e rrugeve.

Keto qindra milion euro, qe u merr kryeministri ne çdo liter karburant,nuk i perdor per rruget,por i grabit per te mbjelle palma te thara buze rruge, per zyra,tualete zyrash,ekspozita pikturash idiote,
sokake qytetesh, qe i shtron dhe i shqep dhjetra here,per koncesione etj etj.Menuja e grabitjes dhe e shperdorimit eshte pa fund.

Ti jape fund ketij maskaralleku kryeministri me parate e mirembajtjes se rrugeve dhe tjua ktheje ato perseri rrugeve.

Deri atehere ka vetem nje qendrim: REFUZOJENI TAKSEN E RRUGES SE KOMBIT.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158