INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili u bënë thirrje qytetarëve të Kukësit të mos paguajnë tarifën e Rrugës së Kombit

Vasili u bënë thirrje qytetarëve të Kukësit të mos paguajnë tarifën e Rrugës së Kombit

Publikuar më: 11:42 04-09-2018

Kryetari i grupit parlamentar te LSI-së nëpërmjet një statusi në facebook ju ka bërë thirrje qytetarëve të mos bëjnë pagesën në Rrugën e Kombit, e cila hynë në fuqi në 17 shtator.

Vasili këtë tarifë e ka konsideruar si vjedhje ndaj qytetarëve të varfër të Kukësit.

"QYTETARE REFUZOJENI PAGESEN E RRUGES SE KOMBIT SE ESHTE VJEDHJE.

Kryeministri për vete shkon ne shtëpi ne SURREL pa paguar asnjë lek,ndërsa kuksianet e varfër duhet te paguajnë lekun e fundit për te hyre ne shtëpi.

Qeveria hajdute kërkon serish qe te filloje pagesa te Rruga e Kombit,qe me paratë e qytetareve te mbushe xhepat e saj dhe te oligarkëve.

Pasi i beri leket rrush e kumbulla për vetura luksoze,ec e zyra për qejf te saj tani do qe t'ju rrjepe leket qytetareve te varfër.

Qytetaret paguajnë qindra milion euro për rrugët ndaj dhe karburantin e kane shqepur me taksa dhe është me çmimin me te tmerrshëm ne Europe krahasuar me pagat e mjerueshme te shqiptareve.

QYTETARE REFUZOJENI PAGESEN E RRUGES SE KOMBIT SE ESHTE VJEDHJE E TURPSHME, shkruan Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996