Një ndodhi e papritur në Vatikan. Papa Francesku ishte duke folur përpara besimtarëve, por fjala e tij ndërpritet nga një fëmijë i cili ishte shumë kurioz për të parë nga afër rojen zviceriane.
Pa emocione fëmija kalon shkallët dhe tërësisht i lirë ai e prek dhe më pas largohet duke vrapuar.
Një moment i tillë u përcoll me të qeshura e sigurisht edhe Ati i Shenjtë nuk mund të mos buzëqeshte.
Më pas Papa tregon edhe historinë e vogëlushit.
“Ai nuk flet por ka gjetur mënyrën sesi të komunikojë. Mbi të gjithë është i lire” u shpreh kreu i Vatikanit.