INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vau i Dejës dhe Komani hapin portat

Vau i Dejës dhe Komani hapin portat

Publikuar më: 16:02 01-12-2017

Komani dhe Vau i Dejës kanë hapur portat për të shkarkuar ujin. Reshjet e shiut kanë mbushur basenet e këtyre heceve përtej nivelit të lejuar, çka ka detyruar KESH-in që të nisë shkarkimet.

Intensiteti i shkarkimeve në HEC-in e Vaut të Dejës ka arritur në 600 m3/s ndërsa në atë të Komanit 500 m3/s. Të dy hidrocentralet po punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa KESH ka vënë në punë të gjithë agregatët duke rritur prodhimin e energjisë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është rritur me 2 metra, duke arritur në kuotat 270 metra, ndërsa prurjet kanë arritur në 1700 m3/s.

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379