INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Vazhdoj e dua Selenën, por ... ' Justin Bieber nuk është penduar aspak për deklaratën, por shihni çfarë thonë miqtë pranë tij

'Vazhdoj e dua Selenën, por ... ' Justin Bieber nuk është penduar aspak për deklaratën, por shihni çfarë thonë miqtë pranë tij

Publikuar më: 20:14 27-03-2019

Justin Bieber nuk është penduar aspak rreth replikës që bëri për martesën e tij ditën e djeshme në ‘Instagram’. Një burim i afërt me këngëtarin ka treguar për ‘Hollywoodlife’ se Justin e ndjen për “detyrë” ta mbrojë martesën dhe bashkëshorten e tij me çdo kusht. Synimi i tij i vetëm është të jetë pranë Baldwin, sepse ajo është femra që ai ka zgjedhur të vazhdojë jetën.

Kujtojmë se një fans ju drejtua këngëtarit duke i thënë se ishte martuar vetëm për të rifituar sërish Selenën. Bieber reagoi duke thënë se tashmë jeta e tij është Hailey dhe se kush ofendon atë ka ofenduar dhe 25-vjeçarin.

Kujtojmë se dyshja Justin-Hailey është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve të shumta të shëndetit që këngëtari ka pasur kohën e fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0042650699615479