Vazhdojnë të ngrihen akuza të rënda kundër ish mbetit të muzikës pop, Michael Jackson.
Pas lajmeve se në vilën e tij ishin gjendur foto fëmijësh dhe material me përmbajtje pornografike, tani vjen një tjetër akuzë …nga ish koreografi i tij. Wade Robson shokon me deklaratën e tij ku thotë se të gjitha kompanitë e mëdha që këngëtari zotëronte kishin qëllim të dyfishtë. Ato pasi i spikasnin, tërhiqnin viktimat.
Me pak fjalë, ishin drejtueset e operacionit më të madh të abuzimit me fëmijët dhe në krye të këtij operacioni qëndronte asistentja e këngëtarit, Norma Staikos. Staikos, e quajtur ndryshe “madama” kishte kontaktuar me mamanë e Robson.
Pasi janë takuar në “Disneyland”, aty ku performoi bashkë me Michael në një koncert, ky i fundit e ftoi në fermën e tij në “Neverland”, raporton Daily Mail. Dhe pikrisht ky ishte vendi ku Wade Robson pretendon se u abuzua me të pasi fjeti në të njëjtin krevat me Michael. Robson vazhdon shokon duke thënë se abuzimi me të kishte zgjatur prej 7 vitesh, derisa ai hyri në fazën e pubertetit dhe këngëtari nuk kishte më interes tek ai. Vërtetësinë e këtyre fjalëve e forcojnë edhe dëshmtë e shërbetorëve të cilët pohojnë të kenë parë këngëtarin të lahej në dush me djalin ndërsa rrobat e hedhura në dysheme.