Lajmet e fundit sa vijnë dhe e prishin edhe më shumë imazhin e yllit të muzikës pop Michael Jackson.
Kështu, pas lumit të sulmeve se në vilën e tij ishin zbuluar foto pornografike të fëmijëve si dhe fakti se ishte dashuruar me aktoren 11 vjeçare dhe se donte të martohej me të, vjen i radhës. Në deklaratën e fundit, Murray është rrëfyer se Michael i kishte pohuar vetë se kishte përdorur hormone që të vononte pubertetin. “Ai e kishte të vështirë të më tregonte se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ai më është rrëfyer atë natë por ajo çfarë Michael më tha ose po përpiqej të më thonte është se ai kishte marrë injeksione, me shumë gjasë hormone, që të vononte pubertetin”.
“Ai ka pranuar të ndajë këtë sekret me mua vetëm pasi më ka bërë të betohem se nuk do të flasë, më ka bërë të betohem se nuk do të them asnjë fjalë lidhur me këtë”.
Të gjitha këto deklarata tronditëse duket se kanë një burim; doktorin e tij Dr Conrad Murray. Ky i fundit është akuzuar nga autoritet amerikane për vdekjen e mbretit të muzikës pop. Por mesa duket është i vendosur që të marrë hak ndaj këngëtarit duke botuar librin me titull “This is it” në të cilin, sipas tij, do të publikojë shumë të vërteta të errëta për jetën e Jackson të cilat deri më sot askush nuk i dinte.
Murray ka thënë se është pajtuar me këtë betim dhe se është shokuar nga ky sekret ndonëse ka thënë se vetëm atëherë e ka kuptuar sjelljen e pazakontë të këngëtarit.
Këngëtari ka vdekur në vitin 2009 nga mbidoza e përdorimit të drogërave ndërsa mjeku i tij Murray ka bërë të ditur se në libër ka edhe shumë sekrete të tjera për yllin e popit.