Jasmina dhe Andi janë ndër më të komentuarit dhe të pëlqyerit nga “Për’puthen”.
Marrëdhënia e tyre me ulje dhe ngritje ka qenë në fokus te medias dhe publikut që nga fillimi.
Pas “ndarjes”, ata hoqën fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Madje, Jasmina e ka hequr edhe llogarinë e emisionit “Për’puthen” nga bio e saj, veprim që e kanë bërë vetëm konkurrentët e larguar.
Mesa duket marrëdhëniet mes dyshes janë rregulluar dhe Jasmina ka publikuar së fundmi foto të realizuara kohë më parë me Andin ku ata shihen mjaft të lumtur me të cilat ka konfirmuar lajmin e mirë për të gjithë fansat e dyshes.
Se çfarë ka ndodhur mes çiftit simpatik mbetet të shihet në puntatat e radhës të programit, por një gjë është e sigurt që ata kanë rregulluar raportet sërish.