INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në Tajvan, 143 persona rezultojnë të zhdukur

Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në Tajvan, 143 persona rezultojnë të zhdukur

Publikuar më: 09:45 07-02-2018

Tajvani po përballet me shkatërrimin që la pas tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë që vrau të paktën katër vetë dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë. Qyteti Hualien, një qendër popullore turistike me 100 mijë banorë është dëmtuar rëndë. Imazhet nga qyteti treguan struktura të prishura, mbeturina të shpërndara dhe dëmtime të mëdha në rrugët e zonës.

ndertesa_e_menjanuar.jpg

Banorëve të qytetit u është kërkuar që të qëndrojnë larg shtëpive të tyre të dëmtuara dhe rreth 800 persona janë strehuar në ndërtesat në shërbim të komunitetit për shkak të tronditjeve. “Ndërtesa e Yunman Cuidi, më kate rezidenciale dhe komerciale, është e anuar në njërën anë pas dëmtimit të madh. Rreth 143 banorë të saj ende nuk janë gjetur”, raportojnë mediat lokale. Ekipet e shpëtimit po punojnë ende për të nxjerrë nga rrënojat të paktën pesë persona të tjerë që mendohet të jenë të bllokuar në ndërtesa duke përfshirë dy njerëz që besohet të kenë mbetur brenda hotelit Marshall.

hoteli_i_shembur.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00223708152771