Naftëtarët e Fierit dhe të Ballshit kanë vijuar sërish protestat dhe duke insistuar sërish në kërkesat e tyre, punë dhe pagat e prapambetura.
Në kushtet kur ende nuk kanë marrë një zgjdhje nga autoritetet përkatëse, naftëtarët kanë përshkallëzojnë protestat e nisur prej disa ditësh, duke bllokuar rrugën kryesore të qytetit të Fierit.
Situata është tensionuar pak pasi ka nisur protesta e tyre, duke bllokuar sërish rrugën kryesore të qytetit, naftëtarët janë përplasur me policinë. Ata kërkojnë rinisjen e punës dhe pagat e prapambetura nga viti i kaluar.
Nga protesta e tyre është paralizuar qarkullimi i mjeteve, ndërsa janë në pritje të një përgjigje konkrete për problemtin e tyre nga Prefekti i Qarkut Fier.