Protestat e jelekëverdhëve në Francë vazhdojnë të mos ndalen. Për shtunën e dhjetë radhazi, ata kanë dalë të protestojnë.Ndërkohë bizneset ankohen për humbjet për shkak të mbylljes së aktiviteteve për arsye sigurie.
Njësoj si të shtunën e kaluar janë 80 mijë agjentët e vendosur në gatishmëri, nga të cilët pesë mijë vetëm në Paris. Ministri i Brendshëm Kastane i konsideroi qesharake akuzat se policia ka ushtruar dhunë.