Melinda sapo ka publikuar projektin e saj më të ri që mban titullin “Qa din ti”.
Kënga ka arritur një pëlqyeshmëri të madhe duke arritur në kohë rekord një numër të madh klikimesh.
Por jo të gjithëve u ka pëlqyer.
Ka qenë Gjira që përmes një statusi sulmoi Melindën duke i përmendur edhe nënën e saj, e cila ka ndërruar jetë në muajin mars të këtij viti.
Në postimin e parë, artistja thumboi me fjalët:“N’mars i ka vdek nëna n’kancer e n’mai lanson këng tu u dridh në tanga. M’fal po qito femna sjom ka muj me i marr seriozisht % moral, % ndërgjegjje % talent % shije”.
Por nuk u ndal me kaq, Gjira vazhdoi sulmet duke u kapur sërish te kjo temë delikate.
“une per shembull si “artiste” ja kisha kushtu mas pari nanes teme nje Keng… por n’ket boten e sotme plot qudira s’po bojka me u nis prej vetes. Vazhdoni te notoni njerëz. Mpuq nga gjyshja”, shkruan Gjira.
Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga Melinda, e cila si duket po e shijon suksesin e madh që arriti kënga që në start. Në anën tjetër Gjira ka kohë që është larguar nga skena dhe nuk ka sjell ndonjë projekt të ri.