INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdojnë të shënojnë rënie interesat e depozitave

Vazhdojnë të shënojnë rënie interesat e depozitave

Publikuar më: 11:23 06-06-2017

Kush ka depozituar lek në bankë për ti kursyer, ka vënë re se këto muajt, normat e interesit kanë pësuar një rënie.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe Banka e Shqipërisë, e cila në një publikim ka treguar se normat e interesit për depozitat me afat 1-60 mujore ka arritur në vlerën e 0.9%.

Por rënien më të theksuar kanë depozitat 48 mujore, interesi i të cilave zbriti nga 3.04% në 1.7%.

Këto zbritje të interesit i ka bërë që individët të zhvendosin kursimet e tyre në depozitat afatgjate pasi interesat e tyre janë më të larta.

Vitet e fundit kanë pësuar rënie të një pas njëshme, ku sot depozita 1 vjeçare në muajin prill kishte një interes prej 0.81% nga 5% që e ka qenë vite më para.

Kjo ka reflektuar dhe në rënie depozitimin e parave në bankë pasi individët kanë nisur të mos i shohin si një alternativë për te ruajtur parat e tyre, depozitat janë reduktuar me 105 miliardë lekë

Article Logic
Execution time: 0.0020759105682373