INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdojnë tërmetet në Ohër, qyteti pa njerëz dhe makina pa shoferë

Vazhdojnë tërmetet në Ohër, qyteti pa njerëz dhe makina pa shoferë

Publikuar më: 08:54 07-07-2017

Edhe gjatë natës së kaluar banorët e Ohrit nuk patën qetësi nga tërmetet dhe pjesa më e madhe e tyre janë detyruar të kalojnë natën jashtë banesave të tyre.

Seri e re prej gjashtë tërmeteve në natën e kaluar sërish e tronditën rajonin e Ohrit. Më i forti me magnitudë prej 3,7 të Shkallës së Rihterit është regjistruar sot në mëngjes në orën 7:18 minuta.

Dy minuta para këtij tërmeti  është evidentuar edhe një me Magnitudë  me 3,3 ballësh të shkallës Rihter.

Katër tërmete të tjera ndodhën në orën 1:07 minuta pas mesnate me magnitudë prej 3,3 në orën 2:52  në 4:32 (3,1 të shkallës Rihter) dhe në orën 6:54 me magnitudë prej 2,8 të shkallës Rihter, shkruan intv.al.

Nëpër tenda dhe makina, kështu e kaluan natën banorët e fshatit Kosel të Ohrit. Edhe pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi mbrëmë, frika më e madhe e banorëve është vullkani në fshatin Kosel, nga frika prej tërmeteve, kanë filluar të ikin edhe turistët. Ai edhe pse konsiderohet si vullkan jo aktiv, pas tërmeteve të fundit, banorët druajnë se mund të aktivizohet./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217