Ndërsa minutat kalojnë, situata në Shkodër vijon të jetë e tensionuar. Policia ka hedhur disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e irrituar e cila ka qëlluar me gurë në drejtim të policisë.
Për pasojë, ka pasur disa qytetarë të lënduar nga gazi.
Policia prej disa minutash nuk ka lejuar që të shkojë as ambulanca, ndërsa është dashur ndërhyrja e kryebashkiakes Voltana Ademi që ambulanca të marrë të plagosurit.
Gjithashtu raportohet se një foshnjë një mujash është transportuar në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë, për shkak të gazit lotësjellës të hedhur në zonën e pedonales.