INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vazhdon beteja për Vettingun! Edhe KSHH shpreh rezerva...[VIDEO]

Publikuar më: 14:50 28-09-2017

Beteja për Vettingun vijon! Edhe pse ai ka kaluar të gjitha hallkat e votimit është Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve që nuk pajtohet me disa nene të tij dhe për këtë ka nisur sot dhe proçesi gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese. Argumentatat që ata japin lidhen me cënimin e statusit dhe të drejtat e gjyqtarëve, ndaj dhe kanë kërkuar shfuqizim të tyre. Mësohet se gjyqtarët kundërshtojnë 25 nene ku më kryesorët janë pamundësia për tu dorëhequr gjatë kohës, që bëhen inspektime për figurën e tyre, marrja për bazë e opinionit të publikut në vlerësimin e tyre dhe deklarimet e dëshmimtarëve të drejtësisë.  
Po cilat janë rreziqet që mund të çojnë në dështim të procesit të vettingut? Ekspertja e Shoqatës së Prokurorëve në Serbi, Marina Boskovic, me një eksperiencë shumë të gjatë në këtë fushë tregon për IN News përvojën serbe. “Ne s'patëm transparencë gjatë procesit dhe kjo solli dështim. Ju duhet të keni balanca mes institucioneve dhe monitorim nga shoqëria civile dhe media,” tha Boskovic.
Ekspertja nga Serbia po asiston Komitetin Shqiptar të Helsinkit, që do të monitoroje procesin e Vettingut në vend. Drejtuesja e tij, Erida Skëndaj rendit disa nga problematikat që janë vërejtur. “Institucionet e Vettingut s'janë transparente sa duhet. KSHH do ti monitorojë dhe po trajnon ekspertë,” theksoi Skëndaj.
Po gjithsesi sipas KSHH ligji është më i miri i hartuar deri tani nëse krahasohet me vendet fqinje, ku në disa prej tyre zbatimi ka dështuar.

Article Logic
Execution time: 0.0018219947814941