INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdon konflikti Rudina Magjistari-Linda Rei, moderatorja i përvishet keq komentueses [FOTO]

Vazhdon konflikti Rudina Magjistari-Linda Rei, moderatorja i përvishet keq komentueses [FOTO]

Publikuar më: 12:08 26-09-2017

E ftuara e radhës në emisionin e Rudina Magjistarit ishte transgjinorja Linda Rei. Por  biseda mes tyre mori nota diskutimi pasi moderatorja e quajti atë transgjinore. Kjo nuk i pëlqeu aspak asaj ndaj edhe e vazhdoi debatin me Rudinën.

Por ky debat  doli edhe jashtë mureve të studios duke u zhvendosur sot në një diskutim me komente në Instagramin e Rudinës. Ka qenë njëra ndër komentueset që është kapur me Rudinën duke i thënë se e teproi që e quajti transgjinore. Megjithatë moderatorja vazhdon t’i qëndrojë besnike termit  që ka përdorur në fillim.

“Aspak profesional insistimi juaj per ta quajtur transgender, vecanarisht tani, pasi ajo e perseriti disa here dhe ia shpjegoj se nuk mund te quhet me e tille.Mbi te gjitha je femer dhe mund te tregoje me ndjeshmeri dhe mirkuptim karshi Lindes. Nje fjale e urte thote: te gabosh eshte njerezore, te perserisesh me ngulm ate gabim eshte djallezore”, komenton vajza në fjalë.

“Megjithe respektin per zgjedhjet ne jete te se ftuares dhe me gjithe dashamiresine time per ta mbeshtetur ne ate qe ajo ka zgjedhur, termi qe une perdor eshte i sakte dhe i percaktuar nga psikologe. S’e kam shpikur une. Dhe nuk ka asgje te keqe ne kete term shkencor, i cili percakton nje proçes transformimi ne trupin e saj, i cili ka ndodhur. Dhe ka ndodhur tek ajo, jo tek ti e tek une, qe te besh dallimin. Kur ajo rrefen historine e saj, eshte i pashmangshem ky percaktim. Tjeter gje nese do ishte ftuar per te folur per tendencat e fundit te makeup-it, atehere ndoshta ky percaktim do ishte i panevojshem”, ka qenë përgjigjia e Rudinës ndërkohë që diskutimi mes tyre ka vazhduar edhe më tej. 

rfghyhty.png

dyshi.png

treshi.png

kater.png

 

Article Logic
Execution time: 0.003774881362915