Ditën e djeshme u bë publik konflikti që lindi mes Ermal Mamaqit dhe Kelvi Kadillit.
Molla e sherrit ishte pyetja që ky i fundit e përdorte shpesh nëpër intervista e tij, “a e bën çiçin në dush”, të cilën Ermali së fundmi e përdori në emisionin e tij, në intervistën me Albi Nakon. Kjo nuk i ka pëlqyer Kadillit i cili më pas postoi në Instagram një video ku shkruante: ‘Kopjimi është niveli më i lartë i adhurimit’. I pyetur rreth kësaj, Mamaqi u tregua indiferent duke thënë: “Kush është ky”? Kaq ka mjaftuar që lufta” mes tyre të vazhdojë. Si duket këtë herë është përfshirë edhe vetë Top Channel pasi në emisionin “Pop Culture” që drejtohet nga Kelvi Kadilli, është transemtuar një kronikë në të cilën jepen insertet e “Xing me Ermalin” idea e të cilave është huazuar nga emisione të ndryshme amerikane. Krah tyre Kelvi shkruan: Ky është kopje e gjallë. Pas kësaj, pritet gjithë kërshëri reagimi i Ermalit.