Që prej zyrtarizimi të Luçiano Moxhit në Muajin mars te ekipi i Partizanit kanë ndodhur shumë ndryshime. U tha se Moxhi do të bënte reolucion në futbollin shqiptar, por askush nuk priste këto që po ndodhin, pasi lëvizjet brenda klubit kanë qenë të shumta.
Pas Genc Tomorrit dhe Edmond Haxhijas, të cilët i zëvendësoi me të tijtë, Antonelo Prejtin në rastin konkret, erdhi dhe largimi i Starovës për të vënë në këtë post Mark Julianon. Mësohet se ditët e fundit diçka po ndodh sërish me Starovën. Nuk dihet se çfarë do bëjë Moxhi me ish teknikun, por të rejat e fundit zbulojnë një ftohje të marrëdhënieve mes Starovës dhe presidentit Gaz Demi. Nuk dihet nëse edhe në këtë rast ka gisht Moxhi dhe historia e tij për “revolucion” te Partizani.