Ditën e djeshme Nora Istrefi iu përgjigj deklaratës së menaxherit të VIP-ave, Alesio Aliajt, i cili u shpreh se këngëtarja e kishte nxjerrë me humbje gjatë një koncerti në Australi.
Ajo i hodhi poshtë të gjitha me anë të një postimi ku shprehej: Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi pati mjaftueshëm publik duke e marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve. Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë dhe i nxorri në shitje biletat. Por në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në Shqiptari dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoi që fansat të mos besonin në mbajtjen e koncertit tim. Apo t’ja kenë marrë inat. Sikur të ishte korrekt nuk do t’i zinte salla pjesëmarrësit sikur në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen janë të kota dhe të pabaza.
Pas deklaratës së Norës, Alesio ka reaguar sërish me anë të një postimi të gjatë në Instastory, ku mes të tjerash ka thënë se këngëtares i mungon serioziteti në punë.
Në fund ai e ka bërë të qartë se kjo ka qenë eksperienca e tij me Norën, duke shtuar se deklarata e tij as nuk e ngre dhe as nuk e ul suksesin e saj 15 vjeçar.
Për më shumë lexoni deklaratën e mëposhtme: