Qendra e Prishtinës është pushtuar mbrëmjen e së martës nga opozita. Aty janë ngritur çadrat dhe protestuesit thonë se do të qëndrojnë me ditë të tëra deri në largimin e qeverisë. Rreth nje mije persona kaluan naten ne tendat e vendosura nga opozita e bashkuar e Kosoves ne dy sheshet kryesore te Prishtines.
Sipas mediave të Kosovës kjo protestë pritet të zgjasë të paktën deri në 27 shkurt kur është lajmëruar një protestë e madhe e opozitës. Të pranishëm gjatë mbrëmjes ishin në shesh edhe e kryetarët e partive opozitare, Visar Ymeri, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj.
Të premten pritet që në Kuvend të votohet për Presidentin e ardhshëm dhe Hashim Thaçi është kandidatura e vetme. Ende nuk ka një strategji të deklaruar të opozitës për bllokimin e punimeve.