IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Vazhdon sherri mes aktoreve! Tani 'Elifi' bën VEPRIMIN e papritur ndaj 'Bihterit'

Vazhdon sherri mes aktoreve! Tani 'Elifi' bën VEPRIMIN e papritur ndaj 'Bihterit'

Publikuar më: 15:29 14-04-2020

Mes dy aktoreve shumë të njohura turke, të cilat i kemi ndjekur në dy prej serialeve më të suksesshëm, marrëdhëniet nuk janë aspak të mira.

Pak kohë më parë Tuba Buyukustun, 'Elif', e ironizoi Beren Saat, 'Bihter', gjatë një interviste duke thënë se nuk do të luante kurrë role të guximshme si ajo.

Bëhej fjalë për rolin e Beren Saat në një serial në Netflix, ku aktorja u shfaq në një skenë për të rritur.

Pas këtyre fjalëve nga Tuba Buyukustun, Beren Saat u përgjigj publikisht dhe tha se ajo kurrë nuk do të fliste kështu për një kolege.

Megjithatë Beren Saat nuk harroi të shtonte se e respekton Tuba Buyukustun.

Kjo e fundit duket se i ka mbetur hatri nga përgjigja e koleges.

Në intervistën e fundit, Buyukustun i ka habitur të gjithë me veprimin. Kur u pyet nga gazetari për Beren Saat, Buyukustun preferoi të mos përgjigjej duke treguar se nuk ka aspak dëshirë të flasë për të.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0021100044250488