INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdon ''SHERRI'' mes Anxhelinës dhe kushërirës së saj? Ky DETAJ për ditëlindjen e Beatrix i tregon të gjitha! [FOTO]

Vazhdon ''SHERRI'' mes Anxhelinës dhe kushërirës së saj? Ky DETAJ për ditëlindjen e Beatrix i tregon të gjitha! [FOTO]

Publikuar më: 12:16 10-06-2019

Para pak muajsh bëri bujë në media sherri i papritur mes dy kushërirave të njohura, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj.

Dy këngëtaret e njohura dhe pjesëtar të tjerë të familjes nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’, gjë që ngriti aludimet se mes tyre kishte nisur një sherr.

Më vonë u përfol se arsyeja e sherrit ishte make-up artisti Ariel, i cili është mik i ngushtë me Anxhelinën. Por edhe pse familjarët e tyre flasin, Anxhelina dhe Beatrixi mesa duket vazhdojnë të mbajnë “mëri” me njëra-tjetrën.

Ditën e djeshme, Beatrixi ka festuar 25 vjetorin e lindjes dhe ka marrë urime nga të gjithë familjarët e saj.

tret.jpg

 

Madje në festën e organizuar ka qenë e pranishme dhe motra e Anxhelinës dhe Albëria e ka uruar mbesën në komente. Por ndryshe nga mamaja dhe motra, Anxhelina përsëri ka vendosur të mos e urojë Beatrixin gjë që ka ngritur aludimet se sherri mes tyre ende nuk ka mbaruar.

alet.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0030360221862793