INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdon sherri mes Roza Latit dhe Aurela Hoxhës:

Vazhdon sherri mes Roza Latit dhe Aurela Hoxhës: "Mezi ndan qiranë me të dashurin, bën dhe gjoksin me klering” [FOTO]

Publikuar më: 20:09 20-04-2017

Mesa duket “kunjat” mes Roza Latit dhe Aurela Hoxhës nuk kanë fund!

Një intervistë e Rozës për “da’SARA” është bërë mollë sherri, intervistë në të cilën moderatorja e njohur e ka përmendur disa herë modelen Aurela Hoxha.

Fillimisht Lati tha se modelja nuk është reale as në pamje e as në personalitet, për të vazhduar pak minuta më vonë gjatë intervistës së i dashuri nuk e çonte me pushime në Maldive, pasi Roza nuk është si Aurela.

Pavarsisht këtyre sulmeve, Aurela nuk reagoi, ose të paktën jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Modelja ka postuar disa foto në llogarinë personale në Instagram nga pushimet e kaluara në Tajlandë, për të cilat gjatë një interviste pranoi se kishte shkuar bashkë me të dashurin. “Kam dikë që më bën fotot dhe që më shoqëron”, ka qënë deklarata e Aurelës asokohe.

Sot, nën fotot në fjalë, disa ndjekëse kanë komentuar se dikush që nuk shkon me pushime, mund të bëhej xheloze, duke ju referuar me shumë gjasa Roza Latit. “Sigurisht, disa me zor të madh ndajnë qiranë me të dashurin, kjo shkon me pushime! Madje edhe parakolpin e bëjnë me klering”, ka qënë një përgjigje nga faqja zyrtare e dyqanit të Aurela Hoxhës.

Mirëpo pas disa minutash ky koment është fshirë dhe arsyen mund ta dijë vetëm Aurela.

Article Logic
Execution time: 0.0039839744567871