INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdon 'telenovela' Fero-Arbenita/ Reperi e dhunoi, modelja e thumbon publikisht: Imagjino të humbasësh edhe...

Vazhdon 'telenovela' Fero-Arbenita/ Reperi e dhunoi, modelja e thumbon publikisht: Imagjino të humbasësh edhe...

Publikuar më: 13:25 20-07-2023

Arbenita Ismajli po vijon jetën normalisht pas ndarjes nga Fero dhe skandalit për dhunën e ushtruar nga reperi.

Teksa ajo dhe Fero i kanë rrugët e ndara, nuk mungojnë as thumbat për njëri-tjetrin. Sot Arbenita ka postuar një foto ku lë të kuptohet se Fero nuk diti ta vlerësonte dhe tani duhet të “shijojë humbjen”.

 

“Imagjino të humbasësh vajzën që Zoti të dërgoi për t’u shëruar….shijojë këtë humbje”- shkruan modelja.

-640-0-64b9501e31f31.jpeg

 

 

Kujtojmë se reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur me emrin e artit Fero është arrestuar të martën për dhunë në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj gruas së tij, modeles Arbenita Ismajli.

 

Në raportin e policisë u tha se i dyshuari u arrestua dhe me vendim të Prokurorisë ndodhet në paraburgim. Në lidhje me këtë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916