INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdon telenovela! Neymar përfundon në polici pas akuzave për përdhunim nga modelja seksi, reagon sulmuesi! Ja ç’tha [VIDEO]

Vazhdon telenovela! Neymar përfundon në polici pas akuzave për përdhunim nga modelja seksi, reagon sulmuesi! Ja ç’tha [VIDEO]

Publikuar më: 12:15 14-06-2019

Policia civile e Sao Paulo e ka akuzuar për shpijë Najila Trindaden, vajzën e cila e po e akuzon yllin brazilian të Paris Saint-Germainit, Neymarin, për përdhunim. Ndërkohë, në Brazil vazhdon telenovela “Neymar”. Sulmuesi brazilian është marrë në pyetje për pesë orë me radhë nga policia e Rio De Janeiro në lidhje me akuzat për përdhunim të bërë publike nga modelja Najila Trindade.

“E vërteta do të dalë në dritë”, ka thënë ylli i Paris SG, pasi doli nga komisariati duke ecur me paterica, si pasojë e dëmtimit në kaviljen e djathtë, që e detyroi të humbiste Kupën e Amerikës. Sipas mediave braziliane, Neymar ka hedhur sërish poshtë të gjitha akuzat, duke u shprehur se raportet me vajzën akuzuese kanë qenë të gjithë konsensualë.

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322