Në një operacion të zhvilluar nga policia e Tiranës gjatë fundjavës, ka përfunduar me qindra gjoba, disa të arrestuar.
Nga ky operacion masat që janë vendosur janë:
Arrestuar në flagrancë 8 shtetas për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit.
1 shtetas për drejtim automjeti pa Leje Drejtimi.
Si dhe janë ndëshkuar me masa administrative për OASH:
40 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti pa vendosur rripin e sigurimit.
31 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
20 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti, me shpejtësi tej normave të lejuara.
2 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti në sens të kundërt me atë të lëvizjes.
Policia Rrugore e Tiranës do ti vazhdojë kontrrollet e Kodin Rrugor për të rritur ndërgjegjësimin dhe sigurinë në rrugë.