INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e 10 foshnjeve, mjeku i ”Koço Gliozhenit” i përgjigjet akuzave të Bardh Spahisë...

Vdekja e 10 foshnjeve, mjeku i ”Koço Gliozhenit” i përgjigjet akuzave të Bardh Spahisë...

Publikuar më: 12:08 12-01-2018

Deputeti i PD-së Bardh Spahia ngriti alarmin ditën e djeshme për vdekjen e 10 foshnjave në maternitetin “Koço Gliozheni” duke vënë në dukje kushtet e vështira të këtij materniteti.

Spahia deklaroi se mungojnë inkubatorët dhe postet për oksigjenimin e fëmijëve.

Nuk ka munguar reagimi i një prej mjekëve në pavionin e Neonatologjisë te “Koço Gliozheni”.

Mjeku Agron Delilaj i kërkon deputetit të mos përhapë panik ndërsa jep sqarime edhe për vdekjen e foshnjave.

“Zoti Spahia përpara se të përhapni panik të pakuptimtë te popullata për përfitime të ulëta, në radhë të parë duhet të jeni njeri, pastaj mjek që te ju e vë në dyshim se jeni.

Ju doktor i madh çfarë do t’i bënit një polianomalie kongenitale të ardhur nga Saranda, një bebi të lindur në Fier me anomali kardiake, një fetusi në një barre gemelare me transfuzion feto-fetal, një barre gemelare nga Rrogozhina 26 javë, apo tjetra po 26 javë nga Librazhdi.

Doktor, një këshillë si koleg, bëhu me serioz dhe mos hap panik të kotë kur këto raste janë të pashpresa dhe në klinikat më të mira ndërkombetare”, shkruan mjeku Delilaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275