INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e 21-vjeçares, pezullohet mjekja: E vizitoi me termometër të prishur

Vdekja e 21-vjeçares, pezullohet mjekja: E vizitoi me termometër të prishur

Publikuar më: 12:11 25-05-2018

Tre muaj nga vdekja e mistershme së 21-vjeçares Xhuljeta Gjeka në Fier gjykata ka pezulluar nga detyra për mjekim të pakujdesshëm, mjeken Ina Ruzhdija.

Megjithatë familjarët deklarojnë se mjekja nuk është e vetmja fajtore por dhe i gjithë spitali, punonjësit e të cilit u treguan neglizhent ndaj 21-vjeçares.

Ata shprehen se kanë çuar vajzën me temperaturë të ulët. Mjekët pasi ja kanë matur temperaturën me termometër të prishur, e kanë përcjellë për në shtëpi duke thënë së ka virozë stine.

Pasi i kanë bërë një serum vajza është marrë në shtëpi për tu sjell përsëri më vonë me gjendje më të përkeqësuar.

Kur ka arritur në spital 21 vjeçarja ka ndërruar dhe jetë.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561