INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e 29 vjeçari Pëllumb Marnikollaj, ja reagimi i palës Greke

Vdekja e 29 vjeçari Pëllumb Marnikollaj, ja reagimi i palës Greke

Publikuar më: 13:09 18-08-2016

Nga Athina zyrtare ka ardhur reagimi i parë publik mbi vdekjen e 29 vjeçarit shqiptar në rajonin e policisë së kryqytetit helene. Policia greke, nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat ka theksuar se hetimi paraprak është dorëzuar në Prokurorinë e Athinës më 11 gusht 2016 si dhe raporti mjeko-ligjor.
Në deklaratën e policisë helene është bërë publike dhe arsyeja e vdekjes së emigrantit shqiptar. Sipas deklaratës, vdekja e shqiptarit ka ardhur pasi ka rënë nga kati i dytë i Departamentit të Sigurisë Patisias më 3 gusht.
Paralelisht, drejtoria e sigurisë në Athinë më 8 gusht i ka dërguar një letër ambasadës shqiptare në lidhje me incidentin, duke i kërkuar që të informonte të afërmit për të vdekurin.
Ndërkohë sipas deklaratës, është vendosur një hetim administrativ për këtë incident me urdhër të Shtabit të Policisë greke. Reagimi vjen pas lajmeve të publikuara nga mediat shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264