INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e 29 vjeçarit në burgun e Athinës është filmuar nga kamerat e sigurisë

Vdekja e 29 vjeçarit në burgun e Athinës është filmuar nga kamerat e sigurisë

Publikuar më: 14:39 15-08-2016

Vdekja misterioze e 29-vjeçarit shqiptar Pëllumb Marnikollaj në një komsiariat të policisë në kryeyqtetin grek Athinë është e filmuar nga kamerat e sigurisë. Konfirmimi vjen nga Ambasadori Shqiptar në Athinë  Dashnor Dervishi, i cili i kontaktuar nga mediat në shqipëri, ka bërë të ditur se menjëherë pala shqiptare është vënë në kontakte me policinë greke për të marrë më shumë informacione lidhur me atë çfarë i ka ndodhur 29-vjeçarit shqiptar. Sipas Ambasadorit Dervishi, e gjithë skena është filmuar nga një kamera sigurie që ndodhet në dhomën ku ka ndodhur ngjarja. Dervishi thotë se pamjet ata ia kanë kërkuar autoriteteve greke, por që u është thënë se do t’u vihen në dispozicion në një moment tjetër, pasi ngjarja është ende në hetim.
Ndërkohë vdekja e 29 vjeçarit në burgun e Athinës do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës, ku të afërmit e të ndjerit kanë bërë kallëzimin penal. Në bazë të këtij kallëzimi, prokuroria urdhëroi edhe kryerjen e ekspertizës mjekoligjore të trupit të viktimës.
Mjekët ligjorë këqyrën ditën e djelë trupin e të ndjerit, ku mësohet se krahas dëmtimeve të tjera, që pritet të përcaktohen nëse janë shkaktuar nga rënia nga lartësia apo nga mjete të tjera, kanë konstatuar edhe disa shenja të ngjashme me ato të fikjes së cigareve në trup.
Duke qenë se 29-vjeçari ka humbur jetën më datë 3 gusht dhe këqyrja e trupit është bërë më datë 14 gusht, pra 11 ditë pas vdekjes, këto shenja pritet të konfirmohen në ditët në vazhdim se nga çfarë janë shkaktuar.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili i ka dërguar një letër homologut grek duke i kërkuar të hetojë këtë rast.

Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596