INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e 32 vjeçarit Erion Toro në Itali, familjarët: Ja si e morëm vesh lajmin [FOTO]

Vdekja e 32 vjeçarit Erion Toro në Itali, familjarët: Ja si e morëm vesh lajmin [FOTO]

Publikuar më: 12:56 25-08-2016

Erion Toro u largua nga shtëpia në moshën 15 vjeçare për  një jetë më të mirë në itali, e në shtëpi la motrat dhe prindërit. Ai është i vetmi shqiptar viktimë e tërmetit 6.2 ballë i shkallës Rihter, i cili përfshiu Italinë qëndore një ditë më parë. Por një ditë pas tërmetit, i cili i mori jetën 32 vjeçarit nga fshati Kurjan në Fier, familjarët kërkojnë trupin e tij. Në shtëpinë e Toros janë hapur dyert e mortit, edhe pse nuk dihet se kur mund të vijë në atdhe trupi i djalit të vetëm të familjes.

Mes lotësh, familjarët e tij kërkojnë ndihmë nga shteti shqiptar për përshpejtimin e procedurave për dërgimin e trupit në atdhe.


Pëllumb Toro, xhaxhai i viktimës:
“Ka ikur për emigrim që 15 vjeç, e kishte marrë tezja e tij. Punonte në ndërtim. Priste të vinte dhe ai me pushime tani, po të kishte ardhur do ti shikonte lajmet siç po i shikojmë dhe ne, do ishte në rregull. Haberin ne e kemi marrë përmes mediave, televizorit. Vetëm baxhanaku foli me vëllanë dhe kunati i tij. Erdhi puna që e thanë troç pastaj, daja i çunit dhe baxhanaku: “Mos mbani shpresa, Erjoni na la”! Ju lutem ju si media, shtetit tim të na e ofrojnë sa më shpejt, të na e heqin këtë dhimbje, të bëhen sa më shpejt procedurat”.
Në momentin e tërmetit 35 vjeçari Erion Toro ka qënë në shtëpi sëbashku me bashkëshorten dhe dy vajzat. Nga shembja e banesës mësohet se gruaja ka lënduar shumë të dyja këmbët. Ndërsa dy vajzat, megjithë lëndimet janë më mirë.

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666