Ndërkohë që pranë Radio Televizionit Shqiptar po mbaheshin homazhet për ndarjen nga jeta të Kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo, Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhin e ngushëllimit nëpërmjet rrjetit social facebook. Në një shkrim të shkurtër, të shoqëruar me fotografinë e kompozitorit të mirënjohur, Kryeministri thotë se ai la pas një “pemë të mbushur me cicërima”
Edi Rama:
“Aleksandër Lalo, poeti i tastierës u nda nga jeta duke lënë pas një pemë të bukur mbushur plot me cicërima.
U prehtë në paqe ?”