INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e dyshimtë e biznesmenit nga Vlora. Ja cfarë dëshmoi vajza që ishte në makinë me të

Vdekja e dyshimtë e biznesmenit nga Vlora. Ja cfarë dëshmoi vajza që ishte në makinë me të

Publikuar më: 14:11 16-07-2017

Biznesmeni nga Vlora, Bukurosh Malaj është ndarë nga jeta në mënyrë të mistershme pas qëndrimit në koma për 3 ditë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja është e rrethuar me mister për shkak të deklarimeve të një femre që udhëtonte metë. Ajo ka thënë se Malaj ka nxjerr kokën jashtë dritares kur është përplasur nga një kamion dhe ka marrë plagë të rënda në kokë. Kjo e fundit ka njoftuar policinë, ndërsa biznesmeni është dërguar me urgjencë në Tiranë, ku ka qëndruar për tre ditë në koma, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë. Ndwrkohë të afërm të biznesmenit kanë hedhur dyshime për aksidentin. Familjarët e biznesmenit që kishte në pronësi një Fast-Food deklarojnë se kanë dyshime për aksidentin, pasi makina e këtij të fundit nuk ka asnjë lloj shenje. Ata kërkojnë hetim në thellësi të kësaj çështje dhe nuk duan që organet përkatëse ta trajtojnë thjesht si një aksident. Prej disa kohësh, sipas tyre biznesmeni nuk jetonte me bashkëshorten.

Article Logic
Execution time: 0.0014870166778564