INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e Kofi Annan: Mesazhe ngushëllimi nga politika, në Shqipëri e Kosovë

Vdekja e Kofi Annan: Mesazhe ngushëllimi nga politika, në Shqipëri e Kosovë

Publikuar më: 14:05 18-08-2018

Liderët e institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan.  “Me shumë trishtim mësova për ndarjen nga jeta të Kofi Annan, Sekretari i 7-të i përgjithshëm i OKB-së. Ngushëllimet më të ndjera për familjarët e të ndjerit, miqtë Fondacionit Kofi Annan & kolegët në mbarë botën. Do të mbahet mend si burrë shteti & diplomat i shkëlqyer, i përkushtuar për një botë më të mirë”, shkruan Meta.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati deklaroi sot se “ndihemi të rishtuar për ndarjen nga jeta të Kofi Ananit”. Duke vlerësuar kontributin e ish- sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan për paqen në botë dhe në Ballkan, Bushati shprehet se “shërbimi i tij ndaj paqes në botë dhe përkushtimit ndaj multilaterizmit dhe të drejtave të njeriut ishte kritik në kohën e ndryshimit në mbarë botën dhe konfliktet e përgjakshme në Ballkan. Trashëgimia e tij do të jetë ylli i veriut për brezat e ardhshëm të diplomatëve”.
Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka reaguar në një postim në Twitter për ndarjen nga jeta të ish–Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Kofi Annan.
‘Me trishtim mora lajmin për vdekjen e Kofi Annan. Ai ishte drejtues i OKB-së kur Kosova ishte nën kërcënimin e genocidit dhe ai ndihmoi për t’i dhënë fund luftës, për të nisur punën UNMIK si dhe për bisedimet finale për pavaresinë. Ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e OKB’ – shkruan Thaçi. 
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shprehur gjithashtu ngushëllime për largimin nga jeta të Annan. “Do të kujtohet si një njeri vizionarë, që me lidershipin e tij i kontribuoi parandalimit të konflikteve dhe promovimit të paqes globale. Në vendin tonë, ai gjithmonë do të mbahet në mend për mbështetjen e fuqishme ndaj kauzës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi gjatë luftës së vitit 1999. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, popullit dhe Institucioneve të Ganës dhe Kombeve të Bashkuara”, tha Pacolli. Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan ka ndërruar jetë sot në moshën 80-vjeçare.

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926