INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e nënës 35 vjeçare dhe bebes së saj, flet mjeku i Sanatoriumit [VIDEO]

Vdekja e nënës 35 vjeçare dhe bebes së saj, flet mjeku i Sanatoriumit [VIDEO]

Publikuar më: 12:14 17-09-2016

Një nënë 35-vjeçare, Aida Çajka dhe bebja e saj  humbën jetën ditën e djeshme në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë, pas komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe një kalvari përcjelljesh nga një spital në tjetrin.

Arjan Mezini, nëndrejtori i teknik i spitali Universitar të Sëmundjeve të Brendshme “Shefqet Ndroqi” e njëherazi mjek tek ky spital ka pohuar për Report Tv se, 35 vjeçarja ka shkuar në Santorium për kontroll pas dyshimeve për mpiksje gjaku.

“Pacientja ka ardhur rreth orës 2 të mëngjesit këtu pranë shërbimit të urgjencës së spitalit tonë e dërguar nga urgjenca e Qendres Spitalore Nënë Tereza me dyshimin për trombozë ose e thënë ndryshe mpiksje gjaku në mushkëri.

Pacientja ka qenë në gjendje relativisht të rëndë me tension diku te 8 me 5 dhe ajo që u vu re ishte një rënie e kuadrit të gjakut, hemoglobinës dhe të ritrocideve. Pasi u bë gjithë dignostifikimi u përjashtua që nuk kishte probleme pleumonare.

Pacientja u shoqërua me ambulancën tonë me mjeken roje dhë një infermiere drejt ‘Koço Glioxhenit’ për të vazhduar zgjidhjen e problemit.

Njihen rastet kur ka mpiksje gjaku gjatë shtatzanisë dhe që mund të prekin dhe mushkërinë. Rasti u dërgua nga QSUT në këtë drejtim pasi ata kanë përjashtuar problemet për të cilat u dërgua. Nuk kishte problem të tilla prandaj pacientja u përcoll.

Këtu është bërë grafia dhe analizat e gjakut dhe u pa që nuk korrespondohej me dyshimin që ishte hedhur. U pa që tensioni po binte dhe kuadri i gjakut i korrespondonte më tepër një humbjeje, se ku nuk mund ta përcaktojmë dot dhe prandaj e ridërguam me ambulancën tonë të shoqëruar nga mjekja dhe duke u ngarkuar me likide që të ruheshin tensionet”, përfundon mjeku rrëfimin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824