INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e nënës dhe foshnjes. Prokuroria zbulon detaje të tjera nga hetimi, cfarë ndodhi në maternitet?

Vdekja e nënës dhe foshnjes. Prokuroria zbulon detaje të tjera nga hetimi, cfarë ndodhi në maternitet?

Publikuar më: 11:28 18-09-2016

Pas vdekjes së nënës 35-vjeçare Aida Çajka dhe foshnjës së saj, komisariati i policisë nr 1 me urdhër të prokurorisë kanë bërë ndalimin e dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”, Helidon Klosi dhe Dritan Deçka .  Në bazë të materialit hetimor, mbi ta  Prokuroria ka ngritur akuzën e mjekimit të pakujdesshëm.

Aida Cajka u paraqit në gjendje të rëndë-Në bazë të veprimeve të deritanishme, të kryera nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se në datën 16.09.2016 rreth ores 05.00 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” është konstatuar vdekja e pacientes A. C. dhe e fëmijës së saj seksi femër. E ndjera A. C., e cila ishte në muajin e 9 të shtatezanisë, është paraqitur në datë 15.09.2016 rreth ores 22.30 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” në gjëndje të rënëe shëndetësore e shoqëruar nga të afërm të saj.

Mjekët e dërguan për vizitë te kardiologu. Në vijim, e ndjera është vizituar nga mjekët obsteter gjinekolog, personat nën hetim H. K., N. C. e D. D., të cilët, pasi janë konsultuar ndërmjet tyre, pavaresisht gjëndjes së rënde të pacientes, e kanë dërguar  për një kontroll në QSUT për konsulte kardiologu. Pas vizitës së bërë nga kardiologu, e ndjera është dërguar në SU Shefqet Ndroqi, për vlerësim nga pnemulogu, ku pas vizitës është dërguar përsëri në Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik,”Koco Glozheni” në gjëndje shumë të rëndë shëndetësore.

Aida Cajka vdiq gjatë ndërhyrjes,pas mbërritjes në Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” rreth orës 04.00

Çështja po trajtohet edhe nga urdhëri i mjekut:

“Në rastin konkret duhet të shikohen të gjitha hallkat, analizimi i të gjitha fakteve do të sqarojnë që kemi një gabim mjekësor, kemi pakujdesi apo negalizhencë mjekësore.”

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127