INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e punëtorëve, në pranga drejtuesit teknik të dy firmave, procedim edhe për punonjësit e Inspektoriatit të Punës

Vdekja e punëtorëve, në pranga drejtuesit teknik të dy firmave, procedim edhe për punonjësit e Inspektoriatit të Punës

Publikuar më: 08:59 17-08-2019

 Dy drejtuesit teknik të firmave përgjegjëse për rikonstruksionin e pallatit ku pas shembjes së skelës humbën jetën dy punëtorë janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”.

Në ngjarjen e shënuar ditën e djeshme tek rruga “Faik Konica” në kryeqytet pas shembjes së skelës dy punëtorë u nxorrën të pajetë nga rrënojat ndërsa tre të tjerë janë ende të spital.

“Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth ores 15.00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën shtetasit Ergys Brahim, 31 vjeç,  si dhe shtetasi Orjan Kodra, 36 vjeç.Po nga rrëzimi i skelës janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën, shtetasit Genti Bardhi ,Euglidios Lika dhe Altin Marku,” bën me dije policia.

Gjithashtu për këtë ngjarje filloi procedimi penal për veprën penale “ Shpërdorimi i detyrës “, për punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë, pasi punonjesit nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës.

Article Logic
Execution time: 0.0039880275726318