INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e shqiptarit në Greqi, reagon policia greke

Vdekja e shqiptarit në Greqi, reagon policia greke

Publikuar më: 15:04 14-08-2016

Pas kërkesës së bërë nga Ambasada shqiptare në Athinë për vdekjen e 29-vjeçarit, nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj, ka reaguar policia greke.

Në një sqarim të autoriteteve helene thuhet se i riu shqiptar është hedhur nga dritarja e komisariatit të policisë.

"Viktima është hedhur ngadritarja, pasi e kuptoi se do ta arrestonin", është shprehur Policiagreke.

Sipas kësaj deklarate, Pëllumb Marnikollaj kishte urdhra të tjera arresti që duheshin zbatuar dhe ngjarja ka ndodhur në 3 gusht, ora 14:30 në rajonin e policisë "Kato Patisia". Ndërkohë, pritet që në ditët e ardhshme, ambasada shqiptare në Athine do të dalë në raportin përfundimtar. 

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934