INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e të riut në komisariatin e Korçës, reagon Basha: Tortura çnjerëzore ndaj babait të tre fëmijëve

Vdekja e të riut në komisariatin e Korçës, reagon Basha: Tortura çnjerëzore ndaj babait të tre fëmijëve

Publikuar më: 08:22 18-05-2018

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për vdekjen e 27-vjeçarit Enea Ftoi në ambientet e paraburgimit të Komisiariatit Korçë. Basha dënon ngjarjen duke u shprehur se ‘Ky krim çnjerezor është shkaktuar nga tortura barbare ndaj të riut rom që është dhe babai i 3 fëmijëve”. “Unë dhe Partia Demokratike kërkojmë hetim të menjëhershëm dhe transparencë të plotë, se kush është ai, ose ata që kryen këtë krim makabër. Të dalin në dritë emrat e tyre dhe të hetohen e të përballen me ashpërsinë e ligjit. Kjo nuk është një ngjarje sporadike. Është në fakt, produkti i një policie që është vënë në shërbim të shefave qeveritare, të bandave, të kapove, të vellezërve të ministrave e kryeministrit. Kjo polici që shërben krimin dhe qeveritarët e lidhur me krimin, i merr shpirtin në torturë të pamundurit. Çdo polic që nuk zgjedh ligjin dhe uniformën, por krimin, urdhrat dhe shërbimin ndaj kapove, do të përgjigjet para ligjit, pa asnjë diskutim”-shkruan lideri i opozitës. Enea Ftoj përdorues i lëndëve narkotike ishte shoqëruar tre ditë më parë ndërkohë që mendohet se ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte. Familjarët e viktimës ngrenë akuza se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e dhunës. Menjëherë pas ngjarjes se rende kane nisur hetimet. Prokuroria ka sekuestruar kamerat e ambienteve të brendshme të Komisariatit dhe dhomave të sigurisë. Do të jetë ekspertiza ajo që do të zbulojë shkakun e vdekjes së 27 vjeçarit Enea Ftoi.

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266