INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e turistit rus, Gjykata liron nga burgu biznesmenin Fatmir Kuçi

Vdekja e turistit rus, Gjykata liron nga burgu biznesmenin Fatmir Kuçi

Publikuar më: 18:55 18-08-2016

Gjykata e Vlorës ka vendosur lirimin nga burgu të biznesmenit Fatmir Kuçit, duke dhënë ndaj tij masën “detyrim paraqitje”.

Kuçi akuzohet se ka aksidentuar me skafin e tij një turist rus, ngjarje e ndodhur në javën e parë të muajt gusht në Himarë. Por, gjykata është shprehur se Kuçi ka qenë personi që i ka dhënë ndihmën e parë turistit dhe fakti që ai e nxorri atë në breg, nuk e bën detyrimisht autor të dëmtimit.

Gjithashtu, një tjetër argument i trupit gjykues për lirimin e biznesmenit ishte fakti se ai nuk i është shmangur ndonjëherë drejtësisë.

Turisti rus është nxjerrë në breg të detit i dëmtuar dhe ndonëse u transportua me shpejtësi për në spital, ai nuk arriti të mbijetonte.

Fatmir Kuçi ka deklaruar se e ka gjetur personin të plagosur në det të hapur, ndërsa akuzohet se ka qenë vet ai me skafin e tij që e ka aksidentuar turistin. 

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717