Ministria e mbrojtjes në Letoni ka reaguar lidhur me shpërthimin ku humbi jetën nëntetarja shqiptare Zarife Hasanaj ndërsa dy të tjerë u plagosën.
Në një dalje për mediat, Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni, si edhe sekretari i NATO-s, informuan mbi c’ka u regjistrua mëngjesin e sotëm në bazën Adazi.
Ata theksuan se ende është e paqartë se si ka ndodhur shpërthimi i minës, që i mori jetën 32 vjeçares shqiptare, ndërsa njoftuan se policia vendase dhe forcat e armatosura kanë nisur hetimet mbi shpërthimin.
Trajnimi në bazën ushtarake në Adazi është ndërprerë, derisa të përcaktohen shkaqet e asaj c’ka ndodhi. I pyetur nëse viktimat dhe familja e të ndjerës do të kompensohen, Kalnins theksoi se kompensimi do të paguhej në përputhje me ligjin shqiptar, por Letonia shprehu gatishmërinë për të transportuar trupin në atdhe.