“Disney” pati shumë sukses me “Frozen” në vitin 2013, por sipas një teorie të fundit, filmi është një mbulim për të vërtetën rreth krijuesit të kompanisë, Walt Disney.
Fillimet, në vitin 1928, ishin me Mickey Mouse, derisa 9 vjet më vonë u realizua i pari film i animuar, “Snow White and the Seven Dwarfs”, që u pasua nga “Pinocchio” e “Dumbo”. Sukseset e kompanisë vijuan edhe pas vdekjes së tij në vitin 1966, nga kanceri në mushkëri.
“Screen Rant” ka publikuar një video, sipas së cilës, “Frozen” është krijuar për të treguar të fshehtën pas vdekjes së Walt Disney. Dhe sipas kësaj teorie, “Disney” krijoi filmin për ta varrosur këtë mendim në botën e internetit.
Teoritë konspirative janë të shumta, por vajza e Walt, Diane, e ka përgënjeshtruar atë shumë kohë më parë.