Qindra mijëra iranianë u mblodhën të premten të betohen për besnikëri ndaj estabilishmentit klerik pak pas paralajmërimit të presidentit Donald Trump për provat e raketave.
Qindra shetas, ushtarë dhe policë organizuan nje marshim të frikshëm në sheshin e Teheranit në përvjetorin e Revolucionit Islamik të Iranit të vitit 1979.
Ata mbanin parulla që lexonin "Vdekje Amerikës", dhe portrete të zotit Trump, ndërsa një grup i policisë ushtarake këndonte këngë tradicionale revolucionare.
Televizioni shtetëror tregoi pamjet e njerëzve që shkelnin mbi fotot e Trump në një rrugë qendrore të Teheranit, shkruan “Reuters”.
Marshuesit mbanin flamuj iraniane dhe parulla që lexonin : "Faleminderi zoti Trump që tregove fytyrën e vërtetë të Amerikës."