INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vdekjet e foshnjave, Shqipëria në situatë alarmante[VIDEO]

Publikuar më: 10:59 02-03-2018

Shqipëria renditet e dyta në rajon për vdekshmërinë e lartë foshnjore. Sipas një raporti të Unicef më shumë vdekje bebesh ndodhin në Maqedoni 8.3 të tilla për 1000 fëmijë. Ndërsa Shqipëria ka 6.2 për 1000 foshnja të lindura. 277 fëmijë nën një vjeç humbën jetën, ku 146 ishin djem dhe 131 vajza. Kurse lindje u shënuan 31. 733 lindje.
Vdekjet e fëmijëve nën 1 vjeç në Shqipëri u rritën vitin e fundit me mbi 19% krahasuar me dy dekada më parë. Vdekshmëria foshnjore ka shënuar nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit në 2015 pasi humbën jetën 233 bebe nga 277 që u shënuan një vit më parë. Shifrën më të ulët në rajon se ka Bosnja dhe Hercegovina, me 4.7 vdekje për 1000 fëmijë më pas renditet Serbia 3.7 dhe me mirë paraqitet Mali i Zi me 2.7 vdekje për 1000 bebe të lindura.

Ndërsa në rang botëror Shqipëria renditet në vendin e 35.
UNICEF teksa ka publikuara këto të dhëna ka sugjeruar se qeveritë duhet të hartojnë politika që foshnjat të mos humbin jetën për shkaqe të parandalueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034041404724121