INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekjet në aksidente rrugore / Numri në Shqipëri, dy herë më i lartë se në rajon

Vdekjet në aksidente rrugore / Numri në Shqipëri, dy herë më i lartë se në rajon

Publikuar më: 19:09 26-01-2017

Pothuajse cdo dite nje person ne Shqiperi, humb jeten ne aksident rrugor. Specialistet rendisin si shkaqet kryesore të aksidenteve: mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimin e automjeteve në gjendje të dehur, shpejtësine përtej kufijve të lejuar, kushtet o motit,etj. Një shkak tjetër i rëndësishëm që ndikon në numrin e lartë të aksidenteve është dhe niveli i sigurisë që ofrojnë rrugët tona.

Periudha me numrin më të lartë të aksidenteve në Shqipëri eshte sezoni i verës në të cilin është dhe fluksi më i madh i emigrantëve. Një ndër segmentet me dendësi të lartë aksidentesh është  Fushë-Krujë-Lezhë. Kjo, pasi ky segment ka një numër të lartë hyrje-daljesh anësore në zonat e banuara ku kalon.

Që nga 1992 deri në 2015­-ën rreth 7500 persona kane vdekur, e mijëra të tjerë të plagosur rëndë e gjymtuar ne rruget e vendit. Në vitin 2016 shifra vjetore u rrit me 13%. Sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore Shqipëria ka një nga normat më të larta të vdekshmërisë në aksidente rrugore në Europë, mesatarisht 84.7 vdekje në vit për çdo 100 mijë automjete. Sipas BB, ky tregues është dy herë më i lartë se ai i vendeve të rajonit dhe 10 herë më i lartë se vendet e zhvillluara të Perëndimit.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334